Dy ekspozita fotografike do t’i paraprijnë premierës në Sofje të filmit “Unë jam këtu përsëri” për alpinistin e madh bullgar Bojan Petrov. Ekspozitat do të përfshijnë pamje të përzgjedhura filmike dhe fotografi nga arkivi personal i Bojan Petrov, raporton sajti Impresio.
Filmi “Unë jam këtu përsëri” ndjek përpjekjen e Bojan Petrov për t’u ngjitur në majën 8000 metra Shisha Pangma, e cila doli të ishte e fundit në karrierën e alpinistit. Pikërisht aty ai u zhduk dhe pavarësisht operacionit të madh të shpëtimit, nuk u gjet.
Premiera bullgare e filmit do të jetë më 29 nëntor në kuadër të veprimtarive “Kinomania” dhe “Ditët e sfidave”. Nga 3 dhjetori, filmi del në kinematë në të gjithë vendin.
U takuam me francezin Emmanuel Delhoume në kishën ortodokse bullgare “Shën Patriarku Evtimij i Tërnovos” në Paris. Ai është i martuar, ka pesë fëmijë dhe familja e tij është e besimit ortodoks. Bullgarinë e zbuloi në një moment të vështirë, në vitin 2018,..
Historia e Ervis Talurit është një udhëtim mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, mes dy kulturave që sot ai i ndjen si pjesë të pandashme të vetes. Rrugëtimi i tij filloi në një periudhë të trazuar për Shqipërinë. Pas vitit 1997, kur vendi..
Ai është Ethan Schaber – një njeri i ri, i arsimuar, i gëzuar, i cili u bë i njohur muajt e fundit në rrjetet sociale edhe si Fshatari Dion. Unë jam amerikan. Erdha në Bullgari në vitin 2018 me pushime. U njoha me gruan time dhe tashmë jetojmë..