Ministri i Kulturës Prof. Velislav Minekov priti Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, njofton në faqen e saj Ministria e Kulturës. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona si dhe mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës si për shembull shkëmbimin kulturor midis operave, baleteve dhe filarmonive kombëtare.
Ministri Minekov shprehu kënaqësi nga ajo që u arrit gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shqipëri. Ai theksoi se do të bëjë hapat e domosdoshëm në lidhje me Programin e ri për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, që po diskutohet midis qeverisë së Bullgarisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve ministri i kulturës diskutoi idenë shumëvjeçare që në Tiranë të hapet një Qendër Kulturore Informative e Bullgarisë, për të cilën u diskutua edhe me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë Elva Margariti, gjatë vizitës së tij javën e kaluar.
Ndër temat e diskutara ishin edhe mundësitë për lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe nxënësve nga shkollat e arteve dhe kulturës, si dhe forcimi i turizmit kulturor midis dy vendeve.
Ambasadorja Hoxha theksoi se do të jetë mirë, që të rijnë bullgarë të përfshihen në iniciativën “Kryeqytet Evropian i Rinise” në Tiranë vitin 2022.
U diskutua edhe mbështetja e komuniteteve lokale me origjinë shqiptare dhe bullgare në vendet përkatëse.
Një nga ikonat e muzikës franceze me origjinë bullgare – Silvi Vartan – do të vijë në Sofje në muajin tetor si e ftuars speciale në edicionin e 11-të të CineLibri, njoftojnë organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë. Këngëtarja u..
Një ekspeditë arkeologjike, e udhëhequr nga Doc. Dr. Boni Petrunova – drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, zbuloi një statujë masive prej bronzi të një perëndeshë nga panteoni greko-romak. Artefakti u gjet në dhoma banimi në të..
“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja..