Situata është kritike, po përballemi me një kërcënim të madh dhe kjo kërkon veprim të përbashkët. Bëjmë thirrje për bashkëpunim dhe mobilizim kombëtar për vaksinimin. Këtë e deklaroi ministri i shëndetësisë Stojço Kacarov në konferencën e përbashkët për shtyp me organizatat shëndetësore dhe profesionale në Bullgari. “Sot, vendi regjistroi një numër rekord të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga Covid-19”, theksoi ministri.
Asena Serbezova, kryetare e Bashkimit Bullgar Farmaceutik, tha se frika nga vaksinimi luftohet me njohuri, njohuritë duhet të sigurohen nga mjekët, specialistët, institucionet në mënyrë të kuptueshme. Vetëm apeli nuk do të funksionojë, duhet të kemi një plan që përfshin të gjitha institucionet për ta përballuar këtë frikë, shtoi Serbezova.
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..