190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik në Pomorie "Zogjtë - lajmëtarë qiellorë apo çfarë?". Ndër eksponatet më të vlefshme është një zog i vogël me një sqep masiv nga mijëvjeçari i 5-të para Krishtit.
Kompleksi arkitekturor dhe parku "Pallati" në Balchik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1938). Ajo e quan atë me emrin turk "Tenha Yuva", që do të thotë "Foleja e vetmuar". Sot njihet më shumë si "Foleja e heshtur".
Mbretëresha e vizitoi qytetin për herë të parë në vitin 1921 në shoqërinë e djalit të saj Princit Nikolla dhe u mahnit aq shumë nga bukuria e gjirit sa që në vitin 1924 filloi ndërtimi i rezidencës së saj.Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë..