Pjesëmarrësit në tërheqjen e anijes “Vera Su” të bllokuar në afërsi të Kamen Brjag, të cilët parandaluan katastrofën e mundshme ekologjike në Detin e Zi, u dekoruan nga Kreu i Shtetit Rumen Radev me Distinktivin e Nderit të Institucionit Presidencial.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rumen Radev theksoi se incidenti me anijen “Vera Su” ka vënë në provë të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mbarë vendin. Kreu i Shtetit vuri në dukje përpjekjet, profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në operacionin kompleks, të cilët punuan në një garë me kohën dhe në kushte të vështira meteorologjike dhe organizative. Sipas Presidentit, rasti zbuloi "pasojat e rënda të neglizhencës shumëvjeçare të shpëtimit detar". Nga ana tjetër, sipas Kreut të Shtetit, operacioni i tërheqjes së anijes ka treguar gjithashtu "se Bullgaria ka njerëz tek të cilët mund të mbështetet edhe në sprovat më të vështira".Grupi luftarak shumëkombësh ka më shumë se dy vjet që funksionon dhe mund të them se sa herë vij shoh koordinim gjithnjë e më të mirë dhe ndërveprim të shkëlqyer. Këtë e tha presidenti dhe komandant suprem i ushtrisë Rumen Radev për gazetarët në..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si dhe dy mbajtësit teknikë për riregjistrimin e të dhënave nga seksionet me rezultate të kontestuara...
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook lideri i partisë Kostadin Kostadinov. Ai saktëson se referendumi mund të caktohet me mbledhjen e..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..