Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane është një parajsë në malin Pllana pranë kryeqytetit. Besohet se manastiri i shenjtë u themelua gjatë sundimit të mbretit Samoil në fund të shekullit të dhjetë. Sipas një legjende, gjatë gjuetisë në zonë, Samoili vrau një dre, i cili derdhi lot të mëdhenj para se të vdiste. Mbreti u emocionua aq shumë sa urdhëroi të ndërtohej një manastir në këtë vend për nder të Shën Kryeengjëllit Mihaill, i njohur si mbrojtës i shpirtrave dhe luftëtar kundër së keqes.
Në ditët e sotme kompleksi përfshin një kishë, kishat e vogla "Fjetja e Hyjlindëses Mëri " dhe "Shën Ivan Rillski", si dhe ndërtesa banimi dhe fermash. Në vitin 2000, në oborrin e tij u ndërtua një kambanore. "Shën Kryeengjëlli Mihaill" ruan relike unike që lidhen me epokën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393) dhe Mbretin Ivan Shishman - sundimtari i fundit bullgar para rënies së Bullgarisë nën sundimin osman.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane ka dy festa tempulli - më 8 nëntor festohet Dita e Shën Kryeengjëllit Mihaill, dhe më 15 gusht - Dita e Nënës së Shenjtë të Zotit. Manastiri është shpallur monument kulture.
Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë, të zhytur në histori dhe legjenda,mund të lexoni në artikullin “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm..