Këngët me vjershat e saj janë të njohura edhe më sot, edhe nga më të rinjtë, sepse prekin telat më të ndjeshme të shpirtit njerëzor.
Zhiva Kjullxhieva është autore e më se 1500 teksteve bullgare për këngë. Ajo punonte me emrat më të njohura nga skena muzikore. I padiskutueshëm është kontributi i saj për lulëzimin e estradës bullgare në vitet 70 dhe 80 të shekullit të kaluar. Përveç kësaj, poetesha e lindur në vitin 1932, ishte zbuluese e një sërë talentesh të reja dhe yjesh të ardhshëm të muzikës bullgare pop – mësojmë nga filmi i regjisorit Petër Gajtanxhiev “Zhiva Kjullxhieva – “O moj botë, të përqafoj me këngë”. Në të marrin pjesë yje të muzikës bullgare si Jordanka Hristova, Margarita Hranova, Mimi Ivanova, Kirill Mariçkov etj. Ata tregojnë për punën e tyre me poeteshën e talentuar dhe ndajnë detaje interesante nga historia e muzikës pop bullgare. “Shumë prej pjesëmarrësve i janë mirënjohës Zhivas pasi falë saj bënë hapat e parë në skenë” – tregon Petër Gajtanxhiev.
Në ato vite, artistë ende të panjohur shpesh përdornin versione të hiteve të huaja, por me tekste bullgare për t'u afirmuar. Për këtë qëllim ata shfrytëzuan vjershat e bukura të Zhiva Kjullxhievas. Kështu dhjetëra këngë me popullaritet në Perëndim arritën të përballojnë censurën socialiste dhe të kapërcejnë Perden e Hekurt për të arritur te publiku bullgar.
“Kjo është një “gjendje e hapur” e auditorit bullgar, e një publiku, që kërkon forma të reja muzikore, disa prej të cilave ishin të ndaluara. Por sapo të veshur me një tekst dhe aranzhim bullgar, ato kthehen në hite të mëdha – tregon Petër Gajtanxhiev. – Si shembull ai sjell këngën e mrekullueshme “Trëndafili i kuq i errët” të këngëtares Jordanka Hristova. Origjinali është i Milva („Mediterraneo“, SanRemo 1972 ), por në film JordankaHristova rrëfen se në sajë të testit të mrekullueshëm të Zhiva Kjullxhieva, kënga u bë edhe më mbresëlënëse.”
Në vitin 1975 July morning e Uriah Heep tingëlloi për here të pare në interpretim të këngëtares bullgare Margarita Hranova me një tekst që prek temat e lidhura me luftën dhe paqen. Sidoqoftë Zhiva Kjullxhieva nuk krijonte vetëm këngë për versione të këngëve të huaja. Ajo punonte me kompozitorët më të njohur bullgarë, krijues të këngëve të dashura edhe sot e kësaj dite. Është interesante, sipas Gajtanxhievit, se poetesha arrin të rendit rrokjet në melodinë ashtu që metro-ritmika muzikore në fjalët të përkojë në mënyrë të përkryer me ritmin e këngës. Dhe kjo është një mjeshtri, të cilën jo të gjithë e kanë.
Ajo vet thotë se gjërat i vijnë në ëndërr. “Unë kam parë dorëshkrimet e saj, në të cilat duket qartë se ajo nuk gërvisht dhe nuk korrigjon asgjë, por thjesht ulet dhe derdh të gjithë tekstin menjëherë”- thotë Petër Gajtanxhiev. Dhe çfarë dimë për poeteshën Zhiva Kjullxhieva, e cila sot jeton në Burgas dhe u shpall qytetare nderi të qytetit tonë bregdetar?
“Zhiva Kjullxhieva është një person i pasur shpirtërisht. Ajo e ka prejardhjen nga një familje e rëndësishme për kulturën bullgare – ajo e revolucionarit dhe poet Hristo Botev. Babai i saj ishte një intelektual shumë i madh, zotëronte 6 gjuhë të huaja, kishte një bibliotekë dhe fonotekë të pasur. Zhiva u rrit në një familje e cila interesohej për kulturën në mbarë botën. E gjithë kjo e formoi atë si një autore me krijimtari shumë shtresore” – tregon Petër Gajtanxhiev.
Shikoni trejlërin te filmi dokumentar i Petër Gajtanxhievit “Zhiva Kjullxhieva – “O moj botë, të përqafoj me këngë”:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv, Petër Gajtanxhiev
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..