Është zbuluar ridrejtimi i 30 milionë eurove prej shumës së destinuar për ndërtimin e autostradës “Hemus”. Zbulimet janë të Kryedrejtorisë për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar, e cila dy ditë më parë zhvilloi një operacion në Sofje dhe qytete të tjera të vendit, lidhur me ndërtimin e autostradës “Hemus”. Paratë janë transferuar në kompani fiktive dhe më pas janë tërhequr cash. Shumica e këtyre kompanive fiktive janë regjistruar në emër të njerëzve me të ardhura të ulëta dhe disa prej tyre janë kriminelë. Hetimi po vazhdon.
Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..