Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veriperëndimi mbetet po kaq i varfër pavarësisht ndihmës nga Evropa

Foto: BNR-Vidin

Bullgaria Veriperëndimore mbetet rajoni më i varfër në Evropë, pavarësisht nga gjysmë mlrd levat  e akorduara nga Programi  “Inovacion dhe Konkurrueshmëri”, bëhet e qartë nga analiza e Ministrisë së Ekonomisë për efikasitetin e programit operativ. Në periudhën 2014-2020 rajoni ishte i shpallur  me prioritet në përthithjen e grandeve evropiane. 

Përse cilësia e jetesës në Veriperëndim nuk po përmirësohet dhe rajoni vazhdon të qëndrojë në fund të të gjitha klasifikimeve? Pikërisht kjo pyetje i preukopon banuesit e tij, të cilët në anketën e BNR-Vidin japin përgjigje kategorike:


“Paratë nuk janë të investuara aty ku duhet”, thotë një qytetar.

“Me siguri që fondet janë keqpërdorur si për fajin e qeverisë ashtu edhe për kompanitë” shton tjetër.

Shpërdorimet janë karakteristike për të gjithë vendin, sepse dihet se praktikohen në masë.  Më të prekurit janë gjithmonë njerëzit e thjeshtë që nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në këto transaksione.”

Sipas  ministres në detyrë të ekonomisë, Daniella Vezieva 1/3 nga të gjitha shkeljet në bazë të programit operativ janë kryer në Bullgarinë Veriperëndimore, kurse  përfituesit e fondeve për gati njëqind projekte do të duhet të rivendosin 24 milionë leva. Me këto raste tanimë është angazhuar jo vetëm prokuroria jonë por dhe ajo evropiane.

Daniella Vezieva

“Shumica e parregullsive të regjistruara kanë të bëjnë me kryerjen e prokurimeve publike dhe mënyrën se si blihen mjetet për aktivitete - thotë akoma ministrja. - 42 shkelje janë identifikuar në sektorin kryesor të IT në Bullgari. Është e papranueshme që kompanitë të regjistrojnë se operojnë softuer në veriperëndim, por në fakt punonjësit e tyre të jenë në vende të tjera me kontrata pune. Kështu efektet indirekte të kërkuara në këtë mënyrë nuk janë arritur dhe as mjedisi i jetesës nuk është përmirësuar dhe as migrimi i brendshëm nuk është ulur.”

Një nga gabimet kryesore gjatë zhvillimit të konkurseve për prokurimet publike është se, përkrahja për biznesin vendas vazhdon të jetë e pamjaftueshme, mendon Mariella Savkova, menaxhere e  Qendrës Rajonale Informative në Vidin.

Mariella Savkova

“Kjo është e dukshme dhe nga numri i marrëveshjeve të lidhura për një ndihmë financiare falas deri në vitin 2018, gjysma nga të cilat janë me firma nga jashtë, të cilët kanë hapur veprimtari në krahinë. Pa ndërhyrjen e shtetit dhe përkrahjen e faktorëve kyçë vendas dhe palët e interesuara gjërat nuk do të rastisin. Duhet të mendohet për aplikimin e një programi regjional me politika dhe masa konkrete strukturore, në mënyrë që ky resurs serioz evropian të mund të ketë një ndikim  të matshëm te njerëzit dhe bizneset.”

Veriperëndimi  ka nevojë urgjente për shumë më tepër fonde, por, të destinuara për kompanitë që realisht punojnë në rajon, është kategorik ekonomisti Radosllav Georgiev.

Gjendja në rajon do të përmirësohet, kur pjesa më e madhe e fondeve përdoren për hapjen e ndërmarrjeve të reja, mendon në radhë të vet, Krasimir Kirillov, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vidin.

Krasimir Kirillov

“Disa ndërmarrje të mëdha të fuqishme do të tërheqin pas vetes së vet ato më të voglat dhe në këtë mënyrë do të krijohet një mënyrë jetese për popullsinë, do të ndalohet papunësia dhe migracioni i brendshëm, që është dhe qëllimi bazë i programit. Aty, ku shteti ka përqendruar një pjesë të madhe nga politikat e veta, sepse  ka universitete, një popullsi të madhe, lidhje të mira autostrade, do të ketë gjithmonë investime të huaja. Por, në vende si ky i yni, ku gjithmonë kemi qenë të harruar, nuk do të vijnë dhe investimet.  Kështu që mjedisi  jetik mbase do të ecë poshtë, derisa të mos zhdukemi.”

Por, Mariella Savkova po shikon me një optimizëm më të madh drejt së ardhmes të krahinës së saj të lindjes:


“Ndihmat evropiane janë kompensime për rajone me një treg të vogël dhe larg nga tregjet e mëdha, ku qëllimi është të rritet aftësia konkurruese e biznesit  vendas dhe të hapen vende të reja pune. Nëse plotësohen këto kushte dhe ndërmerren veprimet përkatëse korrigjuese, do të mund të nisemi në drejtimin e drejtë.”

Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistave të Pllamen Kocevit, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR-Vidin, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD