Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

¼ nga gratë me kancer në Bullgari vuajnë nga kanceri i gjirit

Doktoresha Antoaneta Tomova: Si rezultat i pandemisë nga Covid 19 përsëri është fakt diagnostikimi i vonuar i sëmundjes tek ne

Foto: Pixabay

Në fillim të vitit 2021 Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur kancerin e gjirit si kancerin më të zakonshëm mes popullsisë së planetit. Organizata nëpër të gjithë botën u përfshinë në fushata sqaruese për inkurajimin e diagnostikimit të herët në Muajin Botëror të sëmundjes - tetor. Bullgaria nuk bën përjashtim. Një nga iniciativat është “Po vazhdoj përpara” të shoqatës “Zgjidhe Bullgarinë”.  

Qëllimi i saj afatgjatë është të informojë njerëzit për domosdoshmërinë nga një konsultim në kohë me specialist, sepse shërimi më i mirë i një sëmundjeте është parandalimi.

“Kjo fushatë është rrjedhojë e domosdoshmërisë t’i informojmë gratë në Bullgari për mundësitë për shërimin e kësaj sëmundjeje - tha përpara Radios Kombëtare Bullgare Ekaterina Genova, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Zgjidhe Bullgarinë”. Gjëja, të cilën unë e kuptova gjatë javëve të kaluara dhe dua ta ndaj është se në Bullgari sot bëhet ajo, e cila bëhet kudo në Evropë gjatë shërimit të kancerit të gjirit. Çështja është të mund të arrihet në kohë deri në vendin e saktë dhe specialistët e saktë.


Në çdo 20 sekonda në botë diagnostikohet një grua me kancer të gjirit - tregon statistika për vitin 2020. Në Evropë këto janë mbi 355 mijë gra të sëmura për vitin e kaluar. “Kjo është një diagnozë shumë e rëndësishme sociale, është kategorike doktoresha Antoaneta Tomova, onkologе dhe pjesëmarrëse në fushatën “Po vazhdoj përpara”.  

“Tanimë jemi duke folur jo për një nga 8, por për një nga 7 gra në moshë deri më 74 vjeç, e cila ndeshet me një sëmundje të tillë. Në Bullgari gjatë vitit 2020 mbi 4060 gra janë sëmurur, gjë që do të thotë se 25,5% nga të gjitha gratë me kancer vuajnë nga kjo sëmundje.  Për 30 vjetët e fundit vihet re një përparim kolosal në shërimin e diagnozave të shumta të kancerit dhe për më tepër tek kanceri i gjirit. Mjerisht që nga muaji mars 2020, me këto rritje të Covid-19 dhe masat e ndryshme restriktive, vëmendja e shoqërisë u zhvendos. Dhe nëse deri atëherë me kolegët e mi shikonim tumore të vogla rreth dhe nën 1 centimetër dhe mundeshim t’i shëronim, tani përsëri u kthye ky tmerr që përpara 30 vjetëve, në të cilin të shikojmë tumore të mëdha të cilat kanë përparuar, me metastaza, madje tek gratë e reja në fillim të 30 vjetorit të tyre, të cilat vijnë tek ne në stadin e katërt të sëmundjes. Kjo është pasoja më e keqe е kësaj pandemie me Covid-19”, pohon doktoresha Antoaneta Tomova.  

Kanceri është si një bombë me mekanizëm sahati - kur është shfaqur njëherë, ai ka për qëllim të asgjësojë trupin e njeriut. Dhe doktoresha Tomova është kategorike, se vet pacientët duhet të jenë pro aktivë - të kërkojnë një shërim adekuat, kompleks, modern dhe një shërim modern, që të mund në kohë ta zgjidhet problemi. Sepse zgjidhja e vonuar është shumë e shtrenjtë dhe në të njëjtën më pak efektive. 

Situata pandemike në këtë moment dhe frika nga Covid-19 nuk është një bazë e mjaftueshme të mos të kërkohet një ndihmë mjekësore në kohë. I tillë është dhe mendimi i Conka Todorovës, kryetare e shoqatës “Të sëmurët me kancer dhe shokë” në qytetin Burgas, partnere e fushatës “Po vazhdoj përpara” Sipas fjalëve të saj, në këtë moment sëmundshmëria po rritet dhe gjithnjë e më shumë gra të reja janë diagnostikuar me kancer të gjirit. Por, lajmi i mirë është se të shëruarat, si dhe këta në një remision të përhershëm janë gjithnjë e më shumë.Vet ajo kalon përmes sprovës “kancer i gjirit” gjatë vitit 1987, kur është vetëm 30 vjeçe, dhe nga përvoja e saj personale thotë se po të ketë një shërim të shpejt dhe adekuat kanceri nuk është një dënim me vdekje. Prandaj është me një rëndësi të madhe që për problemin të flitet gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në raste fushatash. Vaksina kundër Covid-19 durohet mirë nga të sëmurët me kancer, shton doktoresha Antoaneta Tomova.

Përpiloi. Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të BNR-“Horizont” dhe BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD