Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e vetme e çmimit “Për merita të përgjithshme”.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë ky çmim për mua. Fillova me pasqyrimin e Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe tashmë ka 10 Olimpiada verore dhe 10 Olimpiada dimërore të cilat i kam mbuluar”, komentoi Nedjallkova dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë viteve të kaluara. Ajo është anëtare e stafit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, përgjegjës për transmetimin e produksioneve të mëdha ndërkombëtare dhe forumeve sportive. Dashuria e saj e madhe për të punuar dhe aftësitë e saj poliglote i kanë bërë përshtypje menaxhmentit të televizionit gjerman ZDF dhe ajo u tërhoq nga media.Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...