"Sa do të presim?" Sa kohë, sa kohë, deri kur… O Zot, jepi Bullgarisë rrugë, dritë, liri!”
Ky është një fragment nga "Lutja për Bullgarinë" - një nga këngët e kompozuara pas 10 nëntorit 1989. Ajo tingëllonte në sheshe, mitingje e protesta në vitet '90, së bashku me shumë "dokumente muzikore" të tjera të kohës, siç i quajmë "këngët e protestës" edhe sot e kësaj dite. Gradualisht ato u bënë “këngë të tranzicionit”, sepse gjatë viteve të kaluara kishte shumë raste të tjera për t'i kujtuar ato. Disa nga tekstet janë aktuale edhe tani, sepse prekin tema të tilla, si varfëria, pabarazia sociale, dëshira për një jetë më të mirë dhe, natyrisht, liria në të gjitha format e saj. "Lutja për Bullgarinë" është shumë aktuale veçanërisht në momente si ai i tanishëm - krizë ekonomike e afërt, pasiguri dhe emocione parazgjedhore. Muzika është e Stefan Dimitrovit, teksti është i Mirjana Bashevës. Interpretimi është i Vasill Naidenovit dhe Bogdana Karadoçevës.
Kujtimet e disa prej personave kryesorë në skena dhe sheshe më shumë se tre dekada më parë janë mbledhur në publikimin “Muzika nga fillimi i tranzicionit - pjesa e lirisë për të cilën kanë ëndërruar breza të tërë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..