3207 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 646 më pak se të enjten. 9.8 për qind e 32 813 testeve të kryera ishin pozitive. 85 për qind e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 113 229. Pacientët e shtruar në spital janë 8329. Në repartet intensive trajtohen 755 të infektuar. 90 për qind e 780 të sapo pranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar.
196 janë të vdekurit me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. 97 për qind e tyre nuk ishin të vaksinuar. Për të dytën ditë radhazi u shëruan 3953 persona, më shumë se të sapo infektuarit.
Të enjten u dhanë 22 393 vaksina. Janë 1 602 186 persona me imunizimin e plotë. Ka 36 598 veta me dozën përforcuese.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..