Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria mori të gjitha masat për të pasur një votë të drejtë

Stefan Janev
Foto: BGNES

Kryeministri në detyrë Stefan Janev siguroi se u morën të gjitha masat për një votim të drejtë që reflekton preferencat e qytetarëve bullgarë. Sipas Janev, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pushteti ekzekutiv bënë organizimin e nevojshëm. Nuk ka mundësi që të përdoret një lloj tjetër makinerie, theksoi Janev, i cili mori pjesë në rubrikën online “Qeveria flet! Haptazi.”

Agjencia Shtetërore e Qeverisjes Elektronike është e gatshme të publikojë numrat serialë të makinerive, flash disqeve dhe kartave, në mënyrë që të gjithë të mund të krahasojnë nëse ato në seksionin e votimit përputhen me ato të publikuara.

Kryeministri e shpjegoi këtë në përgjigje të pyetjeve për makineritë shtesë që janë në pronësi të kompanisë “Ciela Norma”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD