Ka përfunduar konservimi sezonal i mozaikëve të monumentit emblematik Buzlluxha. Gjatë muajve të ftohtë ato do të mbrohen me ndihmën e një tende të veçantë prej kanavace prej 600 metrave katrore. Me rivendosjen e monumentit nga koha e socializmit, është marrë një ekip i fondacionit “Projekti Buzlluxha”. Puna mbi paketimin e mozaikëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta.
“Këto janë 1000 metra katrore mozaikë - një nga krijimet më të mëdha prej mozaiku në Evropë, të autorëve më të mirë bullgar. Materiali është i jashtëzakonshëm. Ky është një vepër origjinale arti që është me rëndësi ta ruajmë për brezat e ardhshëm” - tha arkitektja Dora Ivanova për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka një mundësi teknike që akoma gjatë pranverës së ardhshme monumenti të jetë i hapur për vizituesit, na siguroi arkitektja Dora Ivanova dhe shtoi se gjatë vitit të fundit 50 mijë veta kanë vizituar kureshtjen historike. Këta njerëz duan që të hyjnë dhe të paguajnë një taksë hyrëse. Kurse kjo është një mënyrë në të cilën do të mund të financohen dhe veprimtari të ardhshme për ruajtjen e tij, shpresojnë nga fondacioni “Projekti Buzlluxha”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Foto: BGNESMë 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..
Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..
Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore),..