Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq Bullgar sërish do të sigurojë ushqim falas për fëmijët në nevojë

Foto: arkiv

Për vit të 18 të radhës Kryqi i Kuq Bullgar do të realizojë programin “Një drekë e ngrohtë në shkollë për fëmijët bullgar në nevojë”.  252 788 leva janë mbledhur përmes partnerëve korporativ dhe donatorëve individual. Gjatë vitit mësimor 2021/22 ato do të sigurojnë një ushqim falas të ngrohtë në shkollë për 1414 fëmijë nga familjet e dobëta sociale në 19 rrethe të vendit. Iniciativa fisnike ndihmon fëmijë në nevojë, më tepër në muajt e rëndë të dimrit.

Programi, i cili starton gjatë vitit 2004, deri në këtë moment ka siguruar një ushqim falas për mbi 20 mijë fëmijë nevojtarë nga e gjithë Bullgaria. Janë ofruar përgjithësisht 1 554 356 drekë falas me një vlerë të përgjithshme 3 108 712 leva, saktësojnë nga Kryqi i Kuq Bullgar.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD