Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë zogjtë lajmëtarët qiellorë?

Foto: pomorie.bg

“Shpendët - të dërguarit qiellor ose çfarë?” - kështu quhet ekspozita udhëtuese e Muzeut Historik në Pomorie, e cila prezanton mistikën dhe traditat e lidhura me përfytyrimet për shpendët që nga lashtësia deri në ditët tona.

Që nga fillimi i muajit nëntor deri në marsin e vitit 2022, ekspozita është për vizitë në Sallën e gurtë të Kompleksit Arkitekturor “Pallati” në qytetin Ballçik, ku tanimë po shkakton një interes të madh  mes publikut të shumtë në numër. Në qendër të sallës për ekspozitë është e vendosur një shatorre, ka dhe një kostum shamani me një kurorë prej puplave të palloit, të cilin mund ta veshë secili.

Në lashtësi shpendët janë konsideruar si drejtuesit e shpirtrave njerëzorë në botën e përtejme. Vizitorët mund ta shikojnë të mumifikuar në mënyrë natyrale të ashtuquajturin shpend të vogël me një sqep masiv, që gjendet në tumulin “Kozareva Mogilla” nga mijëvjeçari i 5 përpara lindjes së Krishtit në bashkinë Pomorie, ose kopje të gjelave qeramike, të gjendura gjatë gërmimeve  të nekropolit nga periudha e shekujve 5-4 përpara Krishtit në Apolonia /Sozopoli i sotëm/, si dhe gërmime të tjera mistike, të lidhura me përfytyrimet e njerëzve për shpendët në trojet tona. 

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD