Kabineti i Zoran Zaev mbijetoi për shkak të mungesës së kuorumit parlamentar
Deputeti Kastriot Rexhepi nga partia shqiptare Besa, e cila shpalli se do t'i votojë “mosbesim” qeverisë së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk erdhi në Parlament. Kështu ai rrëzoi kuorumin për të hequr qeverinë e Zaevit. Rexhepi nuk u është përgjigjur telefonatave, gjë që ka sjellë edhe spekulime se ai mund të jetë në Bullgari. Ai shkroi në mediat sociale se ka marrë sinjale të forta nga partnerët strategjikë se ka të ngjarë që në dhjetor vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Për të arritur kuorumin prej 61 personash, dy deputetë të VMRO-DPMN-së madje kanë hyrë në sallë me kostume mjekësore sepse janë në karantinë. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi e mbylli seancën në mesnatë dhe tha se qeveria po vazhdon të punojë në përbërjen e saj të plotë, transmetoi BGNES.
Emigrantët e paligjshëm tashmë përbëjnë 4% të popullsisë së Qipros
Qiproja i ka kërkuar Komisionit Evropian që të ndalojë pranimin e kërkesave për strehim nga emigrantët që hyjnë ilegalisht. Situata kërkon masa emergjente për shkak të rritjes së fluksit të emigrantëve, thonë autoritetet qipriote. Nikozia gjithashtu i bëri thirrje BE-së për ndihmë urgjente, të ngjashme me vendimet e marra për Lituaninë dhe Poloninë, për të kundërshtuar krizën e emigrantëve në kufijtë e tyre. Duke iu referuar solidaritetit evropian, ishulli i kërkon Brukselit që të zhvendosë menjëherë strehimkërkuesit në shtetet e tjera anëtare ose t'i deportojë në vendet e tyre të origjinës. 89% e 10 868 emigrantëve që kanë hyrë në vend që nga fillimi i vitit kanë ardhur përmes linjës së gjelbër tokësore nga pjesa veriore e Turqisë. 70% e tyre janë meshkuj beqarë të moshës 25 deri në 40 vjeç, raporton korrespondentja e BNR Branislava Bobanac.
Rumania kërkon një prani më të fortë ushtarake të SHBA-së në Detin e Zi
Në një konferencë shtypi në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ndërtimi i bazave detare të SHBA-së në Rumani dhe Bullgari do të shkelte Aktin Themelues Rusi-NATO të nënshkruar në vitin 1997. Sipas Lavrov, stërvitjet e NATO-s në Detin e Zi kanë për qëllim forcimin e politikës së frenimit të Rusisë. Në përgjigje të diskutimit të Uashingtonit mbi "Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Detin e Zi" të organizuar nga Këshilli Atlantik i SHBA-së, Ministri i Jashtëm rumun Bogdan Ariescu tha: "Unë kam shprehur gatishmërinë e Rumanisë për të marrë pjesë në zhvillimin e strategjisë së SHBA-së në rajonin e Detit të Zi dhe tashmë dërgova disa ide konkrete. "Besoj se prania ushtarake e SHBA në rajon si forcë dhe teknologji duhet të rritet jo vetëm në Rumani, por edhe në pjesën jugore të krahut lindor," raportoi televizioni rumun Digi24.
Turqia dëshiron një marrëveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Greqinë
Sipas bazës ushtarake amerikane në Aleksandrupolis, Greqia është kthyer në një “vorpost” të Shteteve të Bashkuara, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, cituar nga agjencia Anadolu. “Bazat ushtarake në Greqi përdoren nga Shtetet e Bashkuara. Ato janë aq shumë sa nuk mund të numërohen. Greqia praktikisht është kthyer në një “vorpost” të Amerikës. Pse po ndodh kjo? Ne e pyesim Biden. Por nuk ka përgjigje. "Sjellja e Greqisë në rajon nuk është e drejtë," tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Ankara. Sipas tij, Turqia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara si vende anëtare të NATO-s duhet të merren vesh për këtë çështje. Ekspertët janë të mendimit se kjo marrëveshje është drejtuar kundër Rusisë, por qeveria greke deklaroi se bazat amerikane do të mbrojnë vendin në rast të një sulmi nga Turqia, shtoi Erdoğan.
Greqia po heton certifikatat e rreme Covid
Prokuroria greke po punon mbi sinjalet për lëshimin e certifikatave false të vaksinimit pas hetimeve gazetareske se sa lehtësisht falsifikohen testet dhe lejet Covid. Farmacistët thanë se u janë ofruar 1000 euro për të nxjerrë një dokument që do të lejonte lëvizjen e lirë për gjashtë muaj. Gjithashtu po kontrollohen mjekë dhe ndërmjetës të dyshuar për furnizimin me dokumente false nga Bullgaria dhe Rumania. Publikimet në media për këtë temë madje kanë shkaktuar frikë mes bullgarëve dhe rumunëve në rajonin e Selanikut, raporton korrespondentja e BNR Katja Peeva.
Autor: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, EPA/BGNES
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..