Më 14 nëntor, kur në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Radio Bullgaria do të ofrojë lajme dhe informacione për votimin në dhjetë gjuhë. Ju ftojmë të ndjekim së bashku rrjedhën e ditës së zgjedhjeve dhe të mësojmë rezultatet e votimit.
Faqja e internetit në gjuhën bullgare do të ndjekë votimin e bullgarëve jashtë vendit. Për këtë qëllim do të kalojmë nga Australia dhe Zelanda e Re përmes Afrikës së Jugut dhe Evropës e gjer tek SHBA-ja dhe Kanada-ja ...
Radio Bullgaria po përgatit edhe dy blloqe aktuale në gjuhën turke, të cilat do të transmetohen nga ora 13.00 deri në 14.00 në http://player.bnr.bg/. Transmetimet do të përfshijnë informacione nga i dërguari i posaçëm i BNR në Turqi, sondazhe me votuesit atje, komente dhe analiza të ekspertëve.
Bashkatdhetarët tanë kudo në botë mund të na dërgojnë informacione, sinjale, foto dhe video për votën jashtë vendit në postën elektronike të Redaksisë së Radio Bullgarisë në Gjuhën Bullgare radiobulgaria@bnr.bg dhe në faqen e saj në Facebook. Bullgarët në Shqipëri, si dhe të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit tanë shqipfolës anembanë botës mund të na shkruajnë edhe në albanian@bnr.bg, ose në faqen e Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Facebook.Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..