Mediat maqedonase monitorojnë nga afër votimin në Bullgari dhe nuk ka interes tjetër për votën në Maqedoninë e Veriut, përveç reportazheve të shkurtra të realizuara para Ambasadës në Shkup” – njoftoi për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga fqinja jonë jugperëndimore. Sipas tij, mediat aty presin rezultatet e zgjedhjeve me shpresën për përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve bullgaro-maqedonase. “Presin edhe ndryshime në pozitën bullgare përsa i përket vetos për fillimin e negociatave midis Shkupit dhe BE-së si dhe ndryshime në marrëdhëniet, të cilat janë në nivelin e tyre më të ulët historik deri më tashti.”
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dita është relativisht e ngrohtë dhe diellore, gjë që ndihmon aktivitetin elektoral, votohet në seksionet e votimit në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në qytete si Shtip, Strumicë, Manastiri dhe Ohër. “Kësaj here ka dhe dy qendra suplementare – në Prilep dhe në Kavadarci. Interesi i zgjedhësve është i rritur. Është e dukshme se në orët e pasdites ka një numër më të madh zgjedhësish në seksionet e votimit”, thekson Perev.
“Votimi është manual, klasik, me fletë votimi, me kuti votimi, me zarfe të mbyllura, me stilolapsa, si më parë.” Procesi i votimit ecën normalisht, pa ndërprerje, pa incidente dhe pa provokime. Vlladimir Perev parashikon, se në se do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mund të pritet një aktivitet edhe më të lartë elektoral ndër bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..