Të dhënat nga regjistrimi paralel i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, me 100% zbatim, tregojnë se DPS del përpara BSP-së dhe zë vendin e tretë, ndërsa partia nacionaliste “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ konfirmon hyrjen e vet në parlament:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 26,3 %, ose 69 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,1 %, ose 60 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 11,4 %, ose 30 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 10,4 %, ose 27 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 9,3 %, ose 24 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 6,4 %, ose 17 vende;
“Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/: 5 %, ose 13 vende;
Aktiviteti ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,8 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,5 % e votuesve.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..