Ndër surprizat që sollën këto zgjedhje është partia që po shfaqet si forca më e vogël parlamentare e mundshme, por që hyn për herë të parë në parlament – “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/. Qëllimi i partisë është të bëhet forca e parë politike dhe të qeverisë Bullgarinë në mënyrë të pavarur, tha lideri i partisë Kostadin Kostadinov në një intervistë për BNR. Ai tha se nëse hyn në parlament, partia është e gatshme të bisedojë me të gjitha forcat politike, në qoftë se edhe ato janë të gatshme për dialog.
"Ajo në të cilën “Ringjallja” beson është se Bullgaria ka forca të mjaftueshme për të qenë një faktor i pavarur, se nuk ka nevojë për një "vëlla të madh" tjetër," tha Kostadinov, duke shtuar se partia e tij dëshiron parandalimin e shkatërrimit të monedhës bullgare. Sipas tij, kushtet për anëtarësimin e Bullgarisë në BE duhet të rinegociohen që t’i përgjigjen interesit tonë kombëtar.Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..