Tashmë kanë nisur negociatat për mbështetjen e një kabineti të ardhshëm me mandat të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e bëri të ditur për BNR-në Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare, duke saktësuar: “Sot po flasim me “Ka një popull të tillë”, me BSP-në dhe me “Bullgarinë Demokratike”. Duke pasur parasysh situatën dinamike në drejtoritë e tyre, bisedimet aktualisht janë joformale”.
BSP dhe “Bullgaria Demokratike” kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në bisedime. Deri më tani, “Ka një popull të tillë” nuk pranon të komentojë. GERB-SDS dhe DPS nuk janë ftuar për bisedime. Partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ shpalli se është e gatshme të negociojë vetëm në rast se ka angazhim nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin" për heqjen e masave kufizuese për shkak të Covid-19, por "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk e pranoi këtë kusht, tha Lorer.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..