Nisi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ shpalli përfundimisht rezultatet e votimit për Kreun e Shtetit. Më 21 nëntor do të garojnë kandidatët për president Rumen Radev - Ilijana Jotova dhe Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 nëntorit ka qenë 40.5%. Kanë votuar 2 687 307 persona.
Protokollet e numëruara 100% tregojnë se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 25,67% prej votave. Koalicioni GERB-SDS është i dyti me 22.74%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - partia e turqve etnikë bullgarë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari, merr 13.00%. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ ka 10.21%. “Ka një popull të tillë” /ITN/ merr 9.52% të votave. Koalicioni “Bullgaria Demokratike” hyn në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me 6,37% të votave dhe partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ - me 4,86% të votave.Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..