Iniciativat civile “Liri për të gjithë” dhe “Komiteti Qendror i Prindërve Bullgarë” insistojnë për anulimin e urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov, me të cilin aplikohet kërkesa për certifikatë të gjelbër. Sipas ankesës së tyre paraqitur në Gjykatën Administrative - Sofje, certifikata e gjelbër është diskriminuese dhe në kundërshtim me ligjin.
“Ky urdhër shfuqizon të drejtat themelore kushtetuese, kufizon të drejtën e punës, kufizon - deri diku, të drejtën e lëvizjes. E drejta për të punuar nuk është vetëm çështje e nxjerrjes së bukës së gojës, është edhe çështje e dinjitetit njerëzor”, theksojnë aplikantët. Sipas tyre, urdhri e kundërshton shoqërinë duke e ndarë në grupe.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..