Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev priti ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të ngarkuarin me postin Shef të Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari. Ministri i njohu diplomatët e huaj me situatën rreth zgjedhjeve në Bullgari dhe me qëndrimet prioritare bullgare për tema nga agjenda e përbashkët evropiane.
Në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Stoev konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme bullgare, bazuar në meritat e secilit vend kandidat. Sipas tij, marrëdhëniet e BE-së me rajonin nuk duhet të kufizohen vetëm në zgjerim.
Stoev bëri thirrje për vëmendje dhe përkushtim të shtuar për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, dialogun Beograd-Prishtinë dhe zhvillime të tjera shqetësuese.
Sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ai theksoi përpjekjet e bëra muajt e fundit nga Bullgaria për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin. Megjithatë, nuk u arrit përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë, the Ministri, cituar nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bullgare.
Ai shtoi se pala bullgare ende pret hapa konkretë nga fqinjët për përmbushjen e zotimeve për të hequr dorë nga pretendimet territoriale dhe minoritare, për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, për ndryshimin e teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh historinë tonë të përbashkët, garantimin e të drejtave të qytetarëve me vetëdije bullgare.
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..