Për të shtatën herë radhazi në historinë e saj demokratike Bullgaria voton për President të Republikës. Zgjedhjet bëhen drejtpërdrejt nga shtetasit bullgarë çdo pesë vjet dhe Presidenti mund të rizgjidhet vetëm një herë.
Sot është raundi i dytë i votimit për Kreun e Shtetit, në të cilin votuesit zgjedhin mes dy çifteve presidenciale, kandidaturat e të cilëve janë propozuar nga komitete të iniciativës. Këta janë, nga njëra anë, Rumen Radev dhe Ilijana Jotova, nga ana tjetër - Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva.
Cilat janë kompetencat e Kreut të Shtetit?
Sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, ai duhet ta bashkojë kombin dhe ta përfaqësojë atë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti ka të drejtën t'i drejtojë apele popullit dhe Kuvendit Popullor dhe të ndërmjetësojë në formimin e qeverisë pas zgjedhjes së deputetëve.
Ndër kompetencat e rëndësishme të Kreut të Shtetit janë caktimi i zgjedhjeve për deputetë, thirrja e Kuvendit të Madh Popullor për ndryshime në kushtetutë, caktimi i zgjedhjeve për eurodeputetë. Presidenti ka autoritetin të emërojë shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë në organizatat ndërkombëtare, me propozim të Këshillit të Ministrave. Ai emëron dhe shkarkon nëpunësit e lartë civilë.
Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bullgarisë, Presidenti emëron dhe shkarkon stafin e lartë komandues të Forcave të Armatosura dhe u jep grada oficerëve të lartë. Presidenti i Republikës kryeson Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare dhe ka autoritetin për të shpallur luftë, gjendje ushtarake ose gjendje të jashtëzakonshme, mobilizim të plotë ose të pjesshëm.
Megjithëse nuk i përket asnjërit prej tre pushteteve – pushteti legjislativ, ai ekzekutiv dhe ai gjyqësor, institucioni presidencial disponon jo pak mundësi për të anuar peshoren politike në një drejtim apo në një tjetër. Gjatë 30 viteve të fundit, praktika ka treguar se si Kreu i Shtetit mund të ndikojë në procesin legjislativ. Sidomos në rast mungese të pushtetit të rregullt, përgjegjësia për qeverisjen kalon në duart e tij dhe ai bëhet figura më e fuqizuar në skenën politike në vend.
Presidenti ka të drejtë të lidhë traktate ndërkombëtare në emër të shtetit, si dhe të miratojë ndryshimet e kufijve dhe të qendrave administrativo-territoriale, me sugjerim të qeverisë.
Sipas Kushtetutës, Presidenti dekoron me urdhra dhe medalje personalitete të shquara - shtetas bullgarë dhe të huaj.
Në funksionet e tij shtetërore Presidenti ndihmohet nga një Nënpresident i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga njerëzit në një listë me Presidentin. Nënpresidenti ka kompetencën për të dhënë azil, për të falur të dënuarit, për të dhënë dhe rivendosur shtetësinë bullgare, si dhe për ta hequr shtetësinë e dhënë, ose për të liruar nga ajo. Megjithatë, nënpresidenti nuk ka të drejtë të zëvendësojë presidentin në mungesë të tij. Në të njëjtën kohë, ai mund të marrë detyrën e presidentit, në rast se mandati presidencial përfundon para kohe, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja presidenciale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..