Për shkak të vaksinimit të ulët kundër Covid-19 Bullgaria mund të shndërrohet në një burim të variantit të ri të virusit, paralajmëroi komisioneri evropian Tieri Breton. Mezi 26 për qind nga popullsia e rritur në Bullgari është e vaksinuar, përderisa në Evropë – 76 për qind, tha Breton duke rikujtuar se rastet e rënda të sëmundjes janë te të pa vaksinuarit. Imunizimi është një masë për kufizimin e pandemisë, tha Breton, i cili është duke bërë një vizitë në Sofje. Ai paralajmëroi se po ngrihet një valë e re e epidemisë.
Nënshkrimi i dokumentit për pajtim të informuar para vaksinimit kundër Covid-19 hiqet. Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov dha urdhër për këtë pasi bisedoi me Drejtoreshën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Andrea Amon. Ministria do të hapë një linje telefonike, në të cilën qytetarët të bëjnë pyetjet e tyre të lidhura me vaksinimin, njoftoi Kacarov.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..