Prindërit do të protestojnë të shtunën para presidencës, duke kërkuar që nxënësit e klasave 5-12 të kthehen në shkollë. Në një intervistë për BNR, Ralica Vaçkova, një nga nënat që do të marrë pjesë në protestë, tha se në takimet me Ministrin e Arsimit, Nikollaj Denkov, prindërit kanë kërkuar që para fillimit të vitit shkollor të planifikohen teste jo-invazive për Covid-19 për fëmijët që të mund të mësojnë në shkollë.
"Ne pamë se në Evropën Perëndimore fëmijët nuk u pezulluan nga shkolla vitin e kaluar në saje të testeve të rregullta," tha ajo. Sipas saj, ka “dy grupe prindërish”. Sipas njërit, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pa respektuar asnjë masë, sipas grupit tjetër fëmijët duhet të mbyllen në shtëpi. "Ndërsa shumica dërrmuese e prindërve bullgarë presin në heshtje vendime nga ata nga të cilët varet e gjithë kjo, por ata nuk e kryejnë punën e tyre.”Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..