Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisi Festivali i dytë Ndërkombëtar i Filmit të Portretit

Foto: ipffestival.com

Për herë të dytë në Bullgari po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Portretit (International Portrait Film Festival). Deri më 27 nëntor adhuruesit e kinemasë në qytetet Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Varna mund të shikojnë portrete intriguese kinematografike, të cilët vijnë nga 5 kontinentet dhe mbi 25 shtete - histori biografike dokumentare, portrete të njerëzve dhe idetë e tyre, eksperiment vallëzimi, i cili gjallëron  në ekranin e madh. Programi propozon 55 filma të shkurtër për një shijim të gjatë, të cilët do ta bëjnë spektatorin të ndihet në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç është dhe motoja e festivalit. Edicioni i dytë i International Portrait Film Festival është në një partneritet përsëri me platformën ndërkombëtare të festivalit Cinenso, e cila do të jetë mikpritëse e onlinë versionit të festivalit të filmit, që fillon më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD