Boksierët bullgarë mbërritur sot nga Kosova, ku fituan pesë tituj në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në edicionin e 23-të të garës Yassen Radev, Javier Ibáñez, Krassimir Dzhurov, Rami Kiwan dhe Yordan Morejon, nga gjithsej gjashtë pjesëmarrës bullgarë, u paraqitën në një nivel shumë të lartë dhe fituan vendet e para në kategoritë e tyre në "Pallatin e Sportit" në kryeqytetin e Kosovës. Javier Ibáñez dhe Yordan Morejon morën gjithashtu çmime individuale për paraqitjen e tyre. Javier u nderua si boksieri më teknik në ring, ndërsa Yordan u zgjodh sportisti më luftarak dhe më i përzemërt.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..