Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut falënderon Bullgarinë për reagimin e shpejtë ndaj tragjedisë në Autostradën “Struma”

Qeveria bullgare do të shpallë ditë zie për viktimat nga Maqedonia e Veriut

| rinovuar më 21-11-23 12.58.MD
Foto: BGNES

Tragjeditë janë ato që na bëjnë njerëz dhe simpatizues pa dallim të kombësisë së atyre që nuk janë më në mesin tonë, tha Kryeministri në detyrë Stefan Janev në konferencën e përbashkët për shtyp në Këshillin e Ministrave me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Sofja do të shpallë ditë zie në kujtim të viktimave që humbën jetën në autostradën e Strumës, ku një autobus maqedonas u rrëzua dhe mori flakë, shtoi Janev.

Autoritetet në të dyja vendet kanë koordinim në sektorët e punëve të jashtme, punëve të brendshme dhe të shëndetësisë. Prokuroritë e të dyja vendeve po punojnë gjithashtu, siguroi Janev

Zoran Zaev tha se viktimat janë 46, duke përfshirë 11 fëmijë. Deri më tani, informacioni ishte për 45 viktima. “Ne punojmë së bashku për hetimin në nivelin më të lartë”, ka konfirmuar Zaev. I pyetur nëse tragjedia do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Zaev komentoi: “Ne jemi së bashku edhe në të mirë, edhe në të keqe. Po, kjo tragjedi do të ndikojë në qëndrimin tonë. Në mënyrë pozitive, sepse duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin kur është e vështirë dhe të ndajmë gëzimet”.

“Nga pikëpamja thjesht politike – nëse dhe si do të zhvillohen marrëdhëniet dhe bisedimet mes dy vendeve – kam besuar gjithmonë te dialogu. Shpresoj të kërkojmë një zgjidhje reciproke të dobishme për të dy vendet dhe në interes të popujve në të dy anët e kufirit, tha Janev.

Presidenti bullgar Rumen Radev i shprehu ngushëllime homlogut të tij nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski për aksidentin e rëndë në Autostradën “Struma”, ku humbën jetën 45 persona në një autobus maqedonas.

“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, theksoi Radev.

Stevo Pendarovski shprehu pritjen se organet kompetente do të bëjnë hetime të plota për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, e cila nuk mbahet mend në historinë e Maqedonisë.

“Falënderoj autoritetet bullgare për reagimin e shpejtë”, tha Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani vizituan Spitalin “Pirogov” në Sofje. “Të gjithë janë të stabilizuar dhe për një ose dy ditë do t'i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po investojmë 115 milionë euro në infrastrukturën e sigurt të komunikimeve satelitore

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..

botuar më 25-11-21 5.40.MD

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD