Sot në Bullgari është ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të dy incidenteve tragjike. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore janë përgjysmuar.
Më 22 nëntor 9 persona humbën jetën për shkak të një zjarri të shpërthyer në një azil në rajonin e Varnës. Në orët e para të 23 nëntorit, në një aksident me autobus të një kompanie transporti nga Maqedonia Veriore në autostradën Struma vdiqën 46 persona. Mes të vdekurve është një familje prej 10 anëtarësh, ka edhe fëmijë. 7 të mbijetuarit e aksidentit të rëndë janë shtruar në spitalin e urgjencës në kryeqytet “Pirogov”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur urgjentisht në Bullgari për t'u njohur në vend me rrethanat e ngjarjes.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..