Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukrainasja Natalija Elis dhe parajsa e saj me kaktuse në fshatin bullgar Markovo

13
Foto: arkiv personal

Bullgaria u bë një shtëpi të re për ukrainasen Natalija Elis para pesë vitesh. Nga qyteti bregdetar Odesa, në fshatin piktoresk Markovo, rajoni i qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore), ajo mbërrin me bashkëshortin e saj, një qen, tri mace dhe 50 000 kaktuse. Sot kaktuset janë mbi 100 000, macet janë tetë, ndërsa qentë janë dy. Çfarë e sjell atë në Bullgari?

“Bashkëshorti im është bullgar, vinim nga 3-4 herë në vit për të vizituar nënën e tij, e cila banon këtu. Bullgaria më pëlqeu shumë që nga hera e parë. Menjëherë më bëri përshtypje qëndrimi i kujdesshëm i bullgarëve ndaj njerëzve të moshuar. Njerëzit këtu janë më të butë, më miqësor dhe në tërësi atmosfera në vend është më e qetë dhe jo aq stresuese. Klima është e mirë. Krahas kësaj unë jam skiatore dhe aty pranë ka tri vendpushime malore. Më pëlqen edhe deti – këtu si deti ashtu edhe plazhet janë më të pastra, shërbimi është i mirë. Dhe çfarë kuzhinë, çfarë erëzash keni! Pra, kur pas 20 vitesh jetë bashkëshortore burri më tha se do të shkojmë për të jetuar në Bullgari, unë vetëm pyes “kur?”.”

Në Bullgari Natalija u adaptua lehtë -  shumë shpejtë mësoi bullgarishten dhe e ktheu pasionin e saj ndaj kaktuseve në biznes. Që prej tri vitesh firma e saj punon në tregun ndërkombëtar duke ofruar fara dhe bimë. Sipas saj kushtet për nisjen e një biznesi tek ne janë më të favorshme, madje tatimet janë më të ulëta.

Natalija u pasionua pas kaktuseve kur ishte 20 vjeç. Sot ajo popullarizon dituri për këto bimë, ndërsa “mbretëria e saj me gjemba” në Markovo ndoshta është më e madhja në Bullgari. 

Pothuajse menjëherë pasi erdhi për të jetuar në Bullgari, Natalija Elis u përfshi në jetën shoqërore të fshatit Markovo dhe të qytetit të afërt Plovdiv.  Bashkë me Institutin Agrar në qytet, ajo ishte ndër organizatorët kryesorë të reparteve të vullnetarëve për pastrimin dhe kthimin e Kopshtit Botanik në një oazë të gjelbër.

Etapa e parë e projektit tashmë përfundoi – kopshti i lënë pas dore pranë të cilit njerëzit s’guxuan ta kalonin, tashmë u pastrua nga barërat e këqija, shkurret dhe pemët e thata, u montua dhe një gardë:

Natalija planifikon që një pjesë e koleksionit të vet t’i dhurojë Kopshtit Botanik të Plovdivit, ku do të ketë një këndë special për fëmijët. “Këtu fëmijët do të njihen me procesin e rritjes së bimëve, do të mësojnë të kujdesen dhe të ruajnë natyrën dhe ndoshta në 20 vjet do të rrisim një brez të ri të përgjegjshëm ndaj shoqërisë.

Ëndrra më e madhe e Natalijas është që në natyrën e egër të rikthehen të gjitha speciet bimore të asgjësuara nga njeriu.

“Ka bimë që ekzistojnë vetëm në koleksione private - thotë Natalija. – Është punë dhe përgjegjësi e madhe për ne si koleksionues t’i mbajmë në llojin e tyre të pastër, në mënyrë që në ditën kur shoqëria kupton se çfarë ka bërë dhe nipërit apo stërnipërit tanë fillojnë të punojnë për kthimin e tyre në natyrë, të ketë një rezervë të mjaftueshme të farërave.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe Snezhana Nikiforova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD
Jaap van Beelen

Jaap van Beelen dhe koleksioni i tij unik i qilimave të vjetër bullgarë

Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..

botuar më 24-09-15 10.45.PD
Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD