Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përfaqësuesit e prokurorisë morën përsipër angazhimin që të punojnë sa më shpejt në hetimin e aksidentit të rëndë rrugor në Autostradën “Struma”, ku humbën jetën 46 persona.
Një nga hipotezat për tragjedinë është se autobusi mbante një sasi të karburantit - naftë, benzinë dhe diçka shkaktoi ndezjen. Autobusi u dogj brenda pak sekondash. Kjo nuk mund të bëhet vetëm nga mobiliet brenda. Ato punohen prej materialesh thuajse jo të djegshme, të tilla janë kërkesat”, komentoi për BNR eksperti Nikollaj Hristov, i cili punoi në hetimin e aksidentit në Hitrino.
Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut njoftoi se do t’i hiqet leja e firmës “Besa Trans” – pronare e autobusit të aksidentuar në Bullgari. Ata theksojnë se autobusi nuk figuron në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit, transmetoi i dërguari i BMR-së Georgi Markov.
Lëvizja në Autostradën “Struma” në drejtim të qytetit Bllagoevgrad mbetet e mbyllur deri në përfundimin e kontrolleve në vendin e aksidentit të rëndë në afërsi të Bosnekut.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..