Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në përditshmërinë e Sofjes së vjetër

Hapet ekspozita e parë e madhe e platformës “Arkivi Vizual Bullgar”

7
Foto: visualarchive.bg

Pak kohë më parë ju treguam për platformën virtuale “Arkivi Vizual Bullgar”, i cili synon të tregojë në mënyrë të paanshme, thjesht dokumentare në foto vende, ngjarje dhe personalitete në Bullgarinë e shekullit XX. Udhëheqës i platformës është fotografi Tihomir Stojanov, i cili prej vitesh punon me arkiva të vjetra familjare, të cilët zbulojnë larminë e së kaluarës sonë që shpesh e harrojmë në të tanishmen.

Një vit pas fillimit të projektit, Tihomir dhe kolegët e tij organizojnë edhe ekspozitën e parë fizike, e cila na zbulon arkivin e pa paraqitur e deri më sot të fotografit të famshëm, por pak të njohur bullgar Panajot Bërnev. “Patëm fatin që vajza e tij Milena Nikollova të na sigurojë rreth 6000 filma të tij fotografikë në formate të ndryshme”, tregon Tihomir Stojanov për Radio Bullgarinë. Fotografitë mbulojnë periudhën e viteve 1950 – 1990 dhe paraqesin mënyrën e jetesës së kryeqytetasve, arkitekturën e Sofjes, malet në Bullgari dhe portrete të artistëve të njohur bullgarë.

Panajot Bërnev

“Panajot Bërnev është një fotograf, i cili vite me radhë punonte në Kinostudio “Bojana”, ishte udhëheqës i një laboratori ngjyrash në “Fotografinë Bullgare”, ishte pjesë e redaksisë së revistës “Foto Bullgare”. Krahas kësaj ai është autor i disa librave, ndër më të pëlqyerit është “Fotografia e portretit”. Në ekspozitë do të paraqesim fotografi interesante nga sheshet e xhirimeve të filmave të njohur bullgarë, artistikë dhe me seri. Ka një përzgjedhje shumë interesante të fotografive nga xhirimi i filmit dokumentar “Piktorët e rinj”. Kjo është një shoqatë krijuar në vitin 1931 që ekzistonte vetëm 13 vjet për shkak të ndërrimit të regjimit politik në vendin tonë. Megjithatë ajo luajti një rol të rëndësishëm në artin bullgar me synimin për të ndryshuar statukon. Një pjesë tjetër e madhe e fotografive të Panajot Bërnevit ndër vite, lidhet me pasionin e tij të turistit të zjarrtë. Paraqesim rreth 40 fotografive nga malet në Bullgari – Rilla, Pirin, Rodopet dhe Vitosha.”

Panajot Bërnev lindi në qytetin danubian Svishtov, por që kur ishte fëmijë familja e tij u transferua në Sofje, ku jetonte deri në vdekjen në vitin 2016. Ai e donte shumë qytetin dhe më në veçanti të fotografonte përditshmërinë e thjeshtë në të. “Nuk po flasim për të bërë foto të vendeve të famshme, të ngjashme me kartolina, por imazhe të shitësve të gështenjave të pjekura, njerëzve që peshojnë veten në peshore në rrugë – gjëra nga përditshmëria e sofianasve të zakonshëm në ato vite”. Në këto kuadro fshihet edhe befasia nga puna e Bërnevit – lehtësia me të cilën ai fotografonte gjithçka që e preokuponte në mënyrë modeste. Tihomir Stojanov me krenari thekson, se arritën të digjitalizojnë të gjitha shiritat e ofruara dhe prej tyre u bë një përzgjedhje prej rreth 12 mijë fotosh, të cilat do të ngarkohen në platformën “Arkivi Vizual Bullgar” www.visualarchive.bg. Kështu të gjithë që merren me fotografi, histori ose studime do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë arkiv.

Dhe gati 130 nga imazhet më të mira dhe më përfaqësive për krijimtarinë e Bërnev do të shfaqen deri më 12 dhjetor në “Shtëpinë e Kinemasë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: visualarchive.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD