Bullgarët jashtë vendit do të mund të shikojnë lirisht në internet mbi 20 filma të përzgjedhur bullgarë si pjesë e edicionit të dytë të Festivalit të Filmit “BG Ekrani Online, i cili fillon më 29 nëntor 2021, njoftoi Ministria e Jashtme bullgare. Veprimtaria organizohet nga Instituti Shtetëror i Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe platforma për kinemanë bullgare nga data 29 nëntor deri më 19 dhjetor 2021. Ndër titujt e përzgjedhur janë dy nga filmat më të dekoruar në një sërë festivalesh ndërkombëtare - "Mësimi" /„Урок“ / dhe "Lavdia" /„Слава“/, të tandemit të regjisorëve Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva, si dhe filmi i përjetshëm "Orkestra pa emër" /„Оркестър без име“/.
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..