"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori "Bodra Smjana" - djepi i këndimit koral të fëmijëve" në Kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 28 nëntor. Në fillim të dhjetorit ekspozita do të paraqitet në fshatin Polikraishte - ku është rritur dirigjenti-themelues i "Bodra Smjana" Bonço Boçev.
Janë të pakta koret e fëmijëve dhe të rinjve në botë që mund të mburren me një histori kaq të pasur. Nën drejtimin e Bonço Boçevit kori "Bodra Smjana" interpreton për herë të parë vepra të autorëve botërorë si Zolltan Kodalli, Dmitri Kabalevski, Dmitri Shostakoviç. Në fokus të repertorit të tij janë edhe veprat e kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Svetosllav Obretenov, Filip Kutev, Ljubomir Pipkov, Todor Popov, shumë prej tyre janë krijuar posaçërisht për koristët e rinj.
Në historinë e tij, kori ka realizuar mbi 1000 vepra nga më shumë se 300 autorë. Koristët për "Bodra Smjana" përzgjidhen nga nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. Me kalimin e viteve, ekipi është bërë një shkollë dhe një trampolinë për më shumë se 7000 fëmijë. “Bodra Smjana” ka fituar dhjetëra konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare. Theksi në historinë e tij është në vitin 1968, kur kori fitoi çmimin e parë në konkursin anonim të BBC-së për performancën më të mirë korale “Le të këndojnë popujt”.
Foto: bodrasmyana.bgMë 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..