Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkesa për test PCR të të vaksinuarve shqetëson biznesin

Foto: BGNES

Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga Sandanski,Bullgari Jugperëndimore, do të protestojnë nëse nuk anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Bullgari nga Greqia. Shoqata lokale e biznesit të turizmit i ka dërguar një letër të hapur presidentit dhe kryeministrit duke kërkuar që të hiqet kërkesa për ata që hyjnë nga Greqia, përfshirë edhe ata të vaksinuarit, për të paraqitur një test negativ PCR. Këtë e ka bërë të ditur Ilija Paskov, kryetar i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve.

Për të njëjtin problem njoftojnë edhe nga Ruse. "Që të hyjë një person në Rumani ka nevojë për një "certifikatë të gjelbër", por që të kthehet në Bullgari ka nevojë për një test PCR, përveç certifikatës," i tha BNR Gergana Ilieva nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Rumune.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën

Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..

rinovuar më 25-06-26 5.04.MD