Po përmirësohet situata epidemike në vend sipas të gjithë treguesve – të të sapo infektuarve, të të shtruarve në spitale dhe të vdekshmërisë. Bullgaria është gati të dalë nga zona e kuqe e errët e sëmundshmërisë së Covid-19. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Prapëseprapë presioni mbi spitalet akoma është serioz. Këtë e tha në një konferencë për shtypin Ministri i shëndetësisë Stojço Kacarov.
Nga 1 dhjetori, vendi hyn në një cikël të ri të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike për 4 muaj, gjatë të cilit mbetet kërkesa për një certifikatë të gjelbër me të hyrë në vend. Nga e njëjta datë, zgjatet afati në të cilin ata që hyjnë në vend pa certifikatë mund të lirohen nga karantina duke bërë një test - nga 24 orë në 72 orë. Për shkak të llojit të ri të virusit, kjo nuk do të zbatohet për njerëzit që hyjnë nga Afrika e Jugut, saktësoi Kacarov. Me hyrjen e Greqisë në zonën e kuqe priten masa më të rrepta edhe për turistët grekë që priten për festat e ardhshme të fundvitit.
Lloji i ri i koronavirusit gjetur në Afrikën e Jugut, në Bullgari ende nuk është i zbuluar, theksoi ministri.
Ai tha gjithashtu se pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve miratoi vaksinën Pfizer / BioNTech për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, edhe fëmijët në Bullgari mund të vaksinohen.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..