Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë Bullgaria qeveri pas zgjedhjeve të radhës këtë vit?

Foto: Ani Petrova

Seanca e parë e përbërjes së re të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor do të mbahet më 3 dhjetor, njoftoi shërbimi për shtyp i Kreut të Shtetit. Ndërkohë përfundoi raundi i parë i bisedimeve për formimin e qeverisë së koalicionit me mandat të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Qëllimi i tij ishte të identifikonte ndryshimet me prioritet që i nevojiten shtetit në politikat e ndryshme sektoriale. Stafi i Këshillit të Ministrave të ardhshëm do të përcaktohet këtë javë. Para Televizionit Kombëtar /BNT/, Nastimir Ananiev, deputet i zgjedhur nga formacioni i ri parlamentar, shprehu shpresën se kjo do të ndodhë deri në Ditën e Shën Nikollës (6 dhjetor), pas së cilës propozimi do të paraqitet për votim në seancën plenare.

Çfarë treguan deri tani negociatat?

Sipas deputetes së Bullgarisë Demokratike, Elisaveta Bellobradova, partitë ende nuk disponojnë madje vlerësimet financiare për prioritetet për të cilat kanë rënë dakord.

Elisaveta Bellobradova

“Çdonjëri i cili i njeh proceset politike duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk është e mundur të arrihen marrëveshje deri në detajet më të vogla brenda katër ditëve, të cilat t’i japin përgjigje çdo një pyetjeje”, tha ajo për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/. Sipas Elisaveta Bellobradovës një prej pluseve të mëdha të bisedimeve është publiciteti i tyre, sepse në këtë mënyrë zvogëlohen gjasat e lojërave dhe marrëveshjeve në prapaskenë.

Edhe kryetari i Këshillit Strategjik pranë Presidentit Aleksandër Marinov është i bindur se qasja e palëve për t'i zhvilluar hapur negociatat është e drejtë.

Aleksandër Marinov

“Besimi në politikanët dhe partitë në vend po arrin pikën e ngrirjes. "Për momentin nuk ka dallime të qenësishme, ka dallime sa u përket detajeve specifike, por veprohet në mënyrë mjaft pragmatike."

Sa u përket bisedave për përbërjen e qeverisë së ardhshme, Lena Borisllavova nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” është kategorike:

Lena Borisllavova

“Një nga kushtet gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për ministra të ardhshëm është që ata të kenë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Me fjalë të tjera, propozohen persona, të cilët të mos shkaktojnë indinjatën e shoqërisë me sjelljen e tyre të deritanishme dhe për të cilët të mos ketë dyshim se kanë marrë pjesë në skema korruptive ose nuk kanë punuar në interesin më të mirë të të gjithëve ne”.

“Është e qartë se qeveria e ardhshme nuk do të formohet para kamerës, e cila transmeton gjithçka online” - shkroi në rrjetin social ish-deputeti i Bllokut Reformist Boris Stanimirov. Ndonëse me disa rezerva, kryesisht për shkak të pranisë së Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ në bisedime, ai i cilësoi ato si një hap të suksesshëm të liderëve Kirill Petkov dhe Asen Vasilev.

Boris Stanimirov

“Projekti i ri politik “Po e vazhdojmë ndryshimin”, i formuar prej tyre, fitoi zgjedhjet “në sfondin e lodhjes së madhe të shoqërisë dhe intolerancës ndaj prapaskenës e cila merrte vendime për shtetin, paratë publike dhe fatin e individëve të veçantë në biseda të turpshme telefonike. Pas kësaj traume kolektive, çdo paraqitje e burrave që janë rruar mirë, kanë veshur kostume dhe janë ulur për biseda të hapura, tashmë krijon një ndjenjë ndryshimi për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar Stanimirov në publikimin e tij.

Mbetet për t'u parë nëse do të arrihet një konsensus dhe cili do të jetë horizonti kohor për qeverinë e ardhshme të rregullt të Bullgarisë. Politologu Dimitër Ganev është i bindur se shpërbërja eventuale e koalicionit mund të ndodhë jo për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes ndërmjet pjesëmarrësve të tij, por në një moment kur një nga formacionet vendos se ndihet në një pozicion mjaft të mirë për të fituar zgjedhje të mundshme të parakohshme.

Përpiloi: Joan Kolev /sipas intervistave të BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD