Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgari. Temperaturat ditore do të rriten. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në shpatet veriore të maleve - erë e fortë jugperëndimore. Temperatura minimale në mëngjes do të jetë nga minus 3 deri në 3 gradë, pak më e ulët - në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë ndërmjet 9 dhe 14°, për rajonin e Sofjes deri në 10°. Në mbrëmje dhe gjatë natës me të gdhirë e premtja nga perëndimi vranësirat do të fillojnë të shtohen.
Në male do të kemi mot me diell dhe me erë mesatare deri të fortë jugperëndimore në zonat e larta dhe të hapura. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 6°, në 2000 m rreth 0.
Të premten në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore moti do të mbetet i ngrohtë, por në perëndim do të fillojë të bjerë shi.Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..