Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai shprehu mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të gjashtë vendeve në rajon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar NATO-BE në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave në rritje ndaj Ballkanit Perëndimor. "Përpjekjet e përbashkëta aktive të dy organizatave po e kthejnë rajonin në një zonë stabiliteti dhe prosperiteti, rezistente ndaj ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta," tha Stoev.
Në Riga, Stoev zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut - Bujar Osmani dhe nga Danimarka - Jeppe Kofod.Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..