Më 1 dhjetor 2021, në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Prishtinë, ambasadori Hristo Guxhev nënshkroi marrëveshje për realizimin e projekteve në kuadër të programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare dhe të qytetarëve me identitet bullgar.
Përfitues të projekteve janë dy shoqëritë që përfaqësojnë komunitetin bullgar në Republikën e Kosovës - “Shoqata kulturore iluministe e bullgarëve në Zhupë, Podgora dhe regjion”, e kryesuar nga Sejfija Osmani, dhe "Bullgarët e bashkuar në Kosovë", e kryesuar nga Rasmin Hamza.
Target grupi i projekteve janë qytetarët, e në veçanti të rinjtë dhe studentët, përfaqësues të komunitetit bullgar në Republikën e Kosovës, dhe rezultatet e pritura janë se zbatimi i projekteve do të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm të jetës shoqërore në rajonet me popullsi kompakte bullgare.
Ambasadori Guxhev i përshëndeti mysafirët për fillimin e suksesshëm të projekteve dhe u uroi realizim të shpejtë dhe efikas të mjeteve të dhëna.
Të ftuarit nga ana e tyre falënderuan për ndihmën financiare dhe mbështetjen e shtetit bullgar për vendosjen e etnisë, mënyrës së jetesës dhe kulturës bullgare në mes të popullsisë vendase bullgare në komunat e Prizrenit dhe Dragashit dhe në rajonin e Gorës, Podgorës dhe Zhupës.
Informacioni është i MPJ-së bullgare.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..