Kufiri i borxhit të Bullgarisë është 2,25 miliardë euro dhe deri më tani kemi tërhequr 1,9 miliardë euro, njoftoi Ministri në detyrë i Financave Valeri Bellçev në rubrikën “Pushteti po flet! Haptazi të programit “Horizont” të BNR-së." Sipas Ministrit, kjo do të thotë se buxheti i këtij viti mund të mbyllet me bilanc zero dhe madje me një suficit të vogël. Prandaj, deri në fund të vitit nuk do të merren hua të reja. Bellçev gjithashtu theksoi se inflacioni që i shqetëson të gjithë nuk është aq i lartë dhe ritmi i tij me siguri do të kontrollohet në muajt e ardhshëm. Kufiri i borxhit për vitin e ardhshëm nuk është vendosur ende.
Pritet që deri më 17 dhjetor qeveria të miratojë buxhetin për vitin 2022.Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..