Presidentët e Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank-Walter Steinmeier, biseduan në Strasburg për sigurinë përgjatë kufijve të BE-së dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më vonë Presidenti Rumen Radev shqyrtoi temën e Maqedonisë së Veriut edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron. Kreu i Shtetit bullgar përsëri ripohoi pozitën se duhen rezultate konkrete dhe të pakthyeshme nga dialogu me Maqedoninë e Veriut, të cilat të garantojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Radev theksoi gjithashtu se Bullgaria i ka përmbushur kriteret teknike për anëtarësimin në Shengen që në vitin 2011 dhe Macron ra dakord.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..