Vendet e BE-së duhet të vendosin vetë se si të arrijnë qëllimet e përbashkëta të politikës së gjelbër të komunitetit sipas mundësive të tyre. Si një vend më i varfër, Bullgaria beson se qëllimet e përdorimit të energjisë së pastër për ngrohje dhe ftohje të ndërtesave, si dhe në transport, janë shumë ambicioze dhe kërkojnë financime që nuk janë në përputhje me aftësitë e vendeve. Bullgaria mendon se nuk do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat e larta për rritjen e konsumit të hidrogjenit.
Këtë e deklaroi në Këshillin e Transportit dhe Energjisë në Bruksel, zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e vendit në BE, Ivanka Tasheva. Ajo bëri thirrje që energjia bërthamore dhe gazi të përfshihen në aktivitetet ekonomike të BE-së për mjedisin.Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..