Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Robotët në turizëm – a do të zëvendësojnë praninë njerëzore?

Foto: YouTube

Covid-19 përshpejtoi jashtëzakonisht shumë të ashtuquajturat SMART teknologji në turizëm. Aplikimi i tyre është një garanci për sigurinë si të punonjësve në industri ashtu edhe të vetë mysafirëve, të cilët marrin shërbim të shpejtë, cilësor dhe mbi të gjitha pa kontakt. Biznesi turistik bullgar nuk bën përjashtim nga tendenca botërore. Akoma gjatë vitit 2019 një hoteli yni në Aeroportin e Sofjes u rendit mes pionierëve në Evropë, duke punësuar një robot që mirëpret, shërben dhe i përcjellë mysafirët.

Aktualisht në 4 hotele bullgare  përdorin  shërbimet e robotëve specialë, të projektuar në shërbim të klientit dhe deri në fund të vitit numri i tyre pritet të rritet. Makinat e “mençura” do t'ju përcjellin në dhomë, do t'ju ofrojnë room service, do t'ju sigurojnë informacionin e nevojshëm përmes teknologjive 3D, do t’i pastrojnë në mënyrë diskrete dhomat tuja, do të dezinfektojnë ajrin që thithni dhe akoma një sërë funksionesh të tjera, që do t'ju transportojnë në mënyrë të padukshme në të ardhmen.

“Pandemia imponon të përdoren gjithnjë e më shumë smart teknologjitë aty, ku është e mundur të pakësohet kontakti i drejtpërdrejtë me personelin” - thotë docentja Genka Rafaillova, drejtoreshë e Kolegjit për Turizëm pranë Universitetit Ekonomik në qytetin Varna:

Genka Rafaillova

“Robotët tanimë po aplikohen dhe që të mund të pakësohen disa shpenzime, si për shembull gjatë shërbimit të natës ose në rastet, kur ka më shumë klientë  dhe personeli ka nevojë për një ndihmë suplementare. Ata janë të dobishëm dhe gjatë operacioneve rutine, kur turisti nuk dëshiron që patjetër të realizojë një kontakt personal  me mikpritësit, si për shembull hapja pa kontakt dhe pa çelës e dhomave përmes njohjes së zërit, përdorimi i të dhënave biometrike për pagesa etj.”, thotë doc. dr. Rafailova.

Aktualisht, industria jonë e turizmit zbaton me sukses 55 vendime teknologjike për shërbim më të mirë ndaj klientit. Po përhapen gjithnjë e më shumë smart produktet në fushën e turizmit kulturor. “Në këtë etapë kemi një përdorim më të fortë të teknologjive sa i përket prezantimit të destinacioneve turistike” - thotë doc. dr. Rafaillova dhe sqaron:

“Bëhet fjalë për aplikacione celulare, për zona wi-fi falas, ose për përdorimin e kodeve QR (në të cilat, duke drejtuar pajisjen inteligjente, merrni informacione për objektin). “Platforma InteraktiveIlovebulgaria është shumë e njohur sepse ka QR kode nëpër të gjithë vendin. Teknologji të ngjashme përdoren gjithnjë e më shumë në muzeumet tona. Shumë të përdorura janë aplikacionet mobile, përmes të cilave marrim një informacion aktual në një kohë reale për transportin urban, trafikun nëpër vend ose për blerjen e biletave, marrjen e biçikletave me qira, të skutereve e tjera.”


Me fjalë të tjera turizmi vendas nuk është më pak kreativ në krahasim me konkurrentët e tij në mbarë botën. Përveç kësaj pandemia si dhe pasiguria e cila rrjedh prej saj në këtë industri, ka shtyrë kuadro të përgatitura, të cilët tani drejtohen ndaj industrive të tjera. “Kurse biznesi ka nevojë prej njerëzve kompetentë, të cilët  të krijojnë zgjidhje digjitale dhe produkte me qëllim tërheqjen e turistëve” - thotë doc. dr. Rafaillova.

Kurse pyetjes, nëse do të mundin robotët t’i zëvendësojnë njerëzit, të cilët punojnë në turizëm, ajo i përgjigjet kështu:

“Po, ata do ta zëvendësojnë njeriun, por le të saktësojmë se digjitalizimi, i cili e zëvendëson faktorin njerëzor duhet të jetë i menduar mirë dhe të përdoret vetëm aty, ku aplikohen operacione rutine, me fjalë të tjera kur mund të rritet efikasiteti i shërbimit dhe të pasurohet përjetimi i turistit. Por, robotët dhe intelekti artificial nuk do të mundin të zëvendësojnë krejtësisht praninë e njeriut me emocionet dhe kreativitetin e tij. Turistët do të vazhdojnë të kërkojnë kontaktin personal me mikpritësit dhe ngrohtësinë e komunikimit njerëzor dhe të mikpritjes” - tha në përfundim doc. dr. Rafaillova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: YouTube, Facebook, ilovebulgaria.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD