Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka qartësi për përgjegjësitë në qeverinë e ardhshme

Foto: Ani Petrova

Qeveria e koalicionit pothuajse ka arritur marrëveshje, bënë të ditur për BNR burime partiake.

"Po e vazhdojmë ndryshimin", Partia Socialiste Bullgare /BSP/, "Ka një popull të tillë" /ITN/ dhe "Bullgaria Demokratike" do të qeverisin sipas formulës 10-4-4-3.

“Po e vazhdojmë ndryshimin” do të ketë një kryeministër, dy zëvendëskryeministra dhe ministritë e rritjes dhe inovacioneve, të financave, të punëve të brendshme, të mbrojtjes, transportit, arsimit, kulturës dhe të shëndetësisë.

BSP do të drejtojë Ministrinë e Ndërmarrjeve Shtetërore, Bujqësisë, Turizmit dhe Çështjeve Sociale.

ITN-së u drejtësia, politika e jashtme, energjetika, zhvillimi rajonal dhe sporti.

Bullgaria Demokratike do të jetë përgjegjëse për drejtësinë, qeverisjen elektronike dhe mjedisin.

Zëvendëskryeministri i ardhshëm Asen Vasilev tha për bTV se në vitin 2022 në administrata qendrore do të pushojnë nga puna 30 000 nëpunës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD