Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me forcat e përfaqësuara në parlament për të dorëzuar një mandat për formimin e qeverisë. Kreu i Shtetit priti fillimisht përfaqësuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Radev tha se pas zgjedhjeve ka përfunduar koha e udhëheqjes autoritare kryeministrore.
Kandidati për Kryeministër Kirill Petkov tha se është absolutisht e nevojshme që Bullgaria të ketë një qeveri të rregullt е cila t'i zgjidhë problemet urgjente në një mandat të plotë dhe me një parlament funksionues.
Në takimin me presidentin, kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, tha se ata do të jenë opozitë e qeverisë së majtë-liberale që po formohet.
“Ky ishte një vit i grindjeve dhe represioneve. Megjithatë, koalicioni ynë është forca e dytë politike në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor”, tha Atanasova. Ajo premtoi se nëse qeveria u kërkon ndihmë apo këshilla, ata janë të gatshëm t’i japin, por çdo gabim i qeverisë së ardhshme do të vihet në pah.Kriza politike është një fakt. Ajo mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë në konsultimet me Presidentin Rumen Radev.
“Zgjedhjet e treta kaluan me shpresa dhe pritshmëri shumë të mëdha të votuesve. Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt, duke pasur parasysh krizat e shumta me të cilat po përballemi," tha Karadajë. Ai theksoi se Bullgaria është vonuar me planin e saj për rimëkëmbjen dhe thithjen e fondeve nga programet operative të BE-së.
Pas konsultimeve me Presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë së re, liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelia Ninova tha se partia do të bëjë çmos për të pasur një kabinet të rregullt. Ninova theksoi se grupe ekspertësh dhe politike kanë shqyrtuar marrëveshjen e koalicionit dhe se BSP-ja ka disa vërejtje për të, të cilat do të diskutohen në nivel partiak. Tani për tani Kornelija Ninova ajo as konfirmoi, as mohoi se do të ishte zëvendëskryeministre në qeverinë e mundshme të ardhshme.
Aktualisht po punohet për krijimin e një rrjeti të "Dyqaneve për Popullin", njoftoi Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov në një takim të komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje se çfarë po ndodh me punën në dyqanet shtetërore,..
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për..
Nga e marta, 20 maj, lëvizja e transportit publik në Sofje do të rikthehet. Kjo u njoftua për gazetarët nga Todor Kapitanov, nënkryetar i Konfederatës..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të..